Rajon
Serbia po vuan shumë/ Hill: Beogradi po paguan një çmim të lartë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill deklaroi se Serbia do të duhet të marrë një vendim për sanksionet ndaj Rusisë.
Ai u shpreh se Serbia po paguan një çmim të lartë për mos vendosjen e sanksioneve.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që Serbia të mos presë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por që në procesin e anëtarësimit të harmonizojë politikën e saj me BE-në, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
“Besoj gjithashtu se Serbia do ta kuptojë këtë, nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur”, theksoi Hill
Ndër të tjera, ambasadori shtoi se ndikimi i Moskës në Beograd është negativ.