Connect with us

Rajon

Serbia pretendon se Kroacia “investoi” për t’i çuar serbët drejt luftës civile

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka reaguar përmes një postimi në platformën “X” pas deklaratës së kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, i cili, duke komentuar situatën politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Forumit Strategjik të Blendit në Slloveni, theksoi se Serbia është në prag të luftës civile.

“Plenkoviç thotë se Serbia është në prag të luftës civile. Ata e dëshironin kaq shumë dhe investuan kaq shumë për këtë. Ata e dinë që qëllimi i tyre strategjik – që Vuçiçi të mos jetë në krye të Serbisë – mund të arrihet vetëm në këtë mënyrë. Fatkeqësisht për disa, dhe për fat të madh të Serbisë dhe shumicës së qytetarëve të saj, kjo nuk është e vërtetë dhe nuk do të ndodhë”, shkroi ish-kryeministrja serbe

Ndryshe, gjatë një diskutimi në një tryezë të liderëve rajonalë në Forumin Strategjik të Bledit, kryeministri kroat foli për problemet e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke konsideruar se Serbia është në prag të luftës civile për shkak të protestave të vazhdueshme anti-Vuçiç pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 16 njerëz.

Plenkoviç tregoi në një përgjigje për gazetarë se nuk ka për qëllim të mbështesë ndonjë skenar të caktuar, por të japë një pamje të qartë dhe të ftohtë të situatës për audiencën perëndimore që nuk e ndjek në detaje politikën në Ballkanin Perëndimor.

Serbia është përpara një periudhe të pasigurtë, ku studentët kanë lëkundur për herë të parë, pas më shumë se një dekade, pushtetin autokratik të Vuçiçit, duke nxjerrë në pah pakënaqësinë e thellë qytetare dhe dobësitë e regjimit që ka monopolizuar shtetin.

Advertisement