Connect with us

Kosova

Serbia ‘rrëzon’ Vjosa Osmanin

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me pretendimet e fundit se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Vjosa Osmanin nga posti i presidentes.

Ai përmes disa postimeve në Twitter, ka thënë se këto pretendime janë synim për t’i bërë presion gjykatës dhe të për të krijuar hutim në publik.

Sipas tij, “dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja nga “burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve”.

Vela ka theksuar se pas cdo skenari për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut është dora e Serbisë

 

Advertisement