Kosova
Serbia, Rusi ballkanike/ Kreativiteti maksimal i diplomacisë së Brukselit
Deputeti i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj ka thënë se asnjëra palë nuk mund ta refuzojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se qëllimi parësor i saj është ulja e tensioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ai shtoi se rreziku i madh për Serbinë është se disa vende anëtare të BE-së e shohin atë si “Rusi ballkanike”.
“Marrëveshja nënkupton njohjen e Kosovës, por në të njëjtën kohë nënkupton që Serbia nuk do ta njohë zyrtarisht atë. Do të thosha se ky është kreativiteti maksimal i diplomacisë së Brukselit në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Groshelj.
Përsa i përket mundësisë që Serbia ta refuzojë këtë dokument, ai tha se marrëveshja është krijuar në atë mënyrë që asnjëra palë nuk mund ta refuzojë. Ai gjithashtu mendon se njohja reciproke synohet të ndodhë në një të ardhme afatmesme apo afatgjate.