Rajon
Serbia: Tym i zi në Bruksel/ S’ka firmosje të asociacionit
Pas 5 orë takime veç e veç e të gjithë bashkë, Borrell, Lajcak, Kurti e Vucic, nga oxhaku i Brukselit ka dalë tym i zi teksa nuk është rënë dakord për diskutimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
Aleksandër Vuçiç, përgjatë takimit, publikoi një njoftim, duke thënë se Kryeministri Kurti është i vështirë, por ai nuk do të dorëzohet.
Më vonë, pas takimit, presidenti serb deklaroi se Albin Kurti refuzoi të flasë për Asociacionin.
“Do të takohemi prapë në datën 18 mars në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin.”, tha ndër tjerash Vuçiç
Ka qenë interesant fakti se Vuçiç shtoi që është e rëndësishme se çfarë do të thotë Bashkimi Evropian.
“Mendoj se është i rëndësishëm njoftimi i Bashkimit Evropian, deklarat e tyre. Sigurisht që do të flitet për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme. Unë insistova në Bashkësinë e Komunave Serbe, kurse Kurti nuk ishte i gatshëm” – tha presidenti serb