Rajon
Serbia vazhdon të mohojë Masakrën e Reçakut, e quajnë “aksion profesional” të ushtrisë serbe
Një nga ngjarjet më të errëta dhe famëkeqe të fillim-vitit 1999 ku 45 civilë shqiptarë u masakruan nga ushtria serbe në Reçak të Shtimes; ngjarje kjo që shënoi pikëkthesen historike të Perëndimit në bombardimin e Serbisë nga (asokohe 19 shtete) NATO – vazhon ende të mohohet nga shteti serb; dhe atë një ditë para 25 vjetorit të kësaj date.
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, duke folur për “Tanjug”, sërish e mohoi një nga krimet më monstruoze të kryer gjatë viteve të 90’ta nga ushtria serbe nën direktivat e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit.
Pleq, gra e fëmijë u vranë nga ushtria serbe, por Staroviq thpotë se “ishin anëtarë të formacionit terrorist” derisa faktin që civilë u masakruan e quan “narrativë të rreme”.
“Aktorët e interesuar lokalë, siç janë institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’i forcuar më tej. Megjithatë, ata vetë disi janë të vetëdijshëm se sa e lëkundur historia për masakrën e supozuar në Raçak…dhe pikërisht për këtë po mundohen ta forcojnë atë narrativë të zezë apo të rreme me masa të represionit gjyqësor dhe policor”, tha Staroviq.