Connect with us

Kosova

Serbisë i vendosen sanksione/ Cramon: Kërcënimi për Ballkanin vjen kryesisht nga Serbia

“Një bashkëpunëtor i ngushtë i djalit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç thuhet se ka qenë i përfshirë në një sulm terrorist në Kosovë. BE-ja tani ka hartuar masa që do të prekin Serbinë politikisht dhe ekonomikisht. Nga ana tjetër, që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjske, në veri të Kosovës, pak më shumë se dy javë më parë, presioni është rritur nga liderët rajonalë, anëtarët e Parlamentit Evropian dhe Kosova për të ndërmarrë veprime kundër Serbisë” – Kështu shkruan Euroaktiv. Në një intervistë, eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën Viola von Cramon tha se kërcënimi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor,  “vjen kryesisht nga Serbia dhe mungesa e vullnetit politik për të gjetur një zgjidhje. Këtë herë është e qartë se durimi me presidentin Vuçiç po mbaron.” Duke iu referuar sulmit, ajo shtoi se meqenëse Vuçic kontrollon “shumë gjëra” në Serbi, është e vështirë të imagjinohet se ai nuk dinte asgjë për ngjarjet, rreth blerjes së armëve apo organizimit të grupit agresiv. “Nëse Serbia nuk merr masa, do jetë Bashkimi Europian që do ta bëj. Ndoshta vonë por e sigurt” – theksoi Von Cramon “Po flasim për masa politike dhe financiare ose në lidhje me negociatat për anëtarësim. Ne kemi shumë mjete në dispozicion dhe e dimë se nuk është në interesin e presidentit Vuçic që gjërat të dalin jashtë kontrollit, aq më tepër që ai ka caktuar zgjedhjet për dhjetor” –deklaroi reporterja e BE-së, duke shtuar se “Komisioni dhe institucionet e Unionit Europian kërkojnë qartësi për atë që ka ndodhur dhe hetim të duhur për ata që organizuan sulmin. Shpresojmë për sjellje konstruktive dhe një qasje hap pas hapi. Përsa i përket Kosovës, është në interesin tonë të kthehemi në një dialog konstruktiv, por vetëm pasi Serbia të ketë sqaruar se çfarë ka ndodhur më 24 shtator. Nuk ka dyshim për këtë.” Sipas Viola Von Cramon, pasi palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve, ka shpresë se Vuçiç do të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit dhe të mos flasë vetëm fjalë boshe, përndryshe do të jetë e vështirë për ne këtu dhe në Kosovë të besojmë se ai është vërtet i interesuar. Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën tha gjithashtu se një propozim i ri për të zgjidhur çështjet midis dy vendeve është duke u hartuar, por ajo “nuk mund të japë detaje të mëtejshme për momentin”. “Serbia pa dyshim ka shkatërruar gjithçka që mundi, kështu që tani të gjithë presin që Serbia të bëjë pjesën e saj. Pastaj, pasi të kemi parë se si është trajtuar sulmi, shpresojmë në një mënyrë logjike, ne mund të flasim për hapin e duhur drejt dialogut”, tha Von Cramon.

 

Advertisement