Kosova
Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës, e vetmja marrëveshje përfundimtare
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/kkkkkkkkkkkkkkkkkkkk.jpg)
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka folur për sfidat e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ndikimin e mundshëm të administratës Trump dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Sipas tij, marrëveshja e arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksi i saj i zbatimit më 18 mars në Ohër po përballen me pengesa për shkak të qasjes së Serbisë.
I pyetur për mundësinë e një marrëveshjeje përfundimtare gjatë mandatit të administratës Trump, ai tha se “Një marrëveshje përfundimtare mund të nënkuptojë vetëm njohjen. “…Përndryshe, nuk do të ishte përfundimtare.”
Mandl konsideron se Bashkimi Evropian nuk duhet të pres vetëm nga SHBA-ja, por të angazhohet më shumë për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Eurodeputeti austriak theksoi se Kosova dhe Serbia nuk duhet të presin që BE-ja ose pala tjetër të ofrojë zgjidhje, por të kenë vetë-iniciativë dhe të paraqesin propozime të arsyeshme për dialogun.
Sipas Mandl, e ardhmja e rajonit varet nga njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, besueshmëria në arenën ndërkombëtare dhe puna e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës dhe arsimit.
Në lidhje me faktin që Milan Radoiçiq vazhdon të lëvizë lirshëm në Serbi, pavarësisht përfshirjes së tij në incidentin e Banjskës, Mandl thekson se ky hezitim i Serbisë nuk është surprizues, duke shtuar se problemi qëndron tek presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)