Connect with us

Aktualitet

Sërish zj’arr në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi mbulon zonën, dyshohet i qëllimshëm

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë përsëri nga flakët. Zjarri ka përfshirë dhe djegur gjithashtu një nga eskavatorët (skrep) që punonte në fushën e mbetjeve. Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe nga era, janë shpërndarë në të gjithë hapësirën ajrore dhe i janë drejtuar zonave të banuara të qytetit. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit për shuarjen e flakëve

Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve urbane në Vlorë përfshihet nga flakët. Flakët kanë qenë të pranishme edhe në muajt mars, qershor dhe më herët gjatë sezonit të verës. Më herët në qershor Policia e Shtetit nini një hetime për katër zyrtarë në Drejtorinë e Ndërmarrjes së Pastrimit në Vlorë.

Temperaturat e larta, era e fortë dhe rindezja e zjarrit ka lëshuar tym kancerogjen mbi qytet, duke krijuar jo pak shqetësim për banorët dhe pushuesit në këtë periudhë.Banorët e Vlorës shohin si shpresë të vetme për situatën, vënien në funksion të Lanfillit te Sherishtës.

Advertisement