Connect with us

Kosova

Serwer del me listë sanksionesh për Serbinë, këto janë 6 propozimet e profesorit amerikan

Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në rajon, Daniel Serwer, ka thënë se reagimet verbale kundër veprimeve të Serbisë s’janë të mjaftueshme. Ai theksoi se Uashingtoni dhe Brukseli e dinë se shteti i Serbisë ka qenë përgjegjës për tenatativën për kryengritje të dhunshme me qëllime politike që njihet si terrorizëm

Serwer ka përmendur edhe deklarimet e presidentes Vjosa Osmani të bëra në CNN, ku bëhet thirrje për sanksione, dhe  nese ato tolerohen, Serbia do të mund të përsëris sjellje të njejta.

Profesori amerikan ka potencuar se ngjarja e 24 shkurtit është një prej veprimeve në listën e gjatë të veprimeve të Serbisë për te destabilizuar Kosovën dhe theksoi se është koha për sanksione serioze.

Ai gjithashtu ka listuar ato qe do të ishin penalizime serioze kundër Serbisë. Sipas tij, duhet të pezullohen fluturimet e Air Serbia në SHBA dhe BE, të ngrijnë projektet e Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi, SHBA-ja dhe BE-ja të pezullojnë financimin e projekteve ekonomike në Serbi. Ai gjithashtu ka thënë se duhet të pezullohen negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE, pezullim i bashkëpunimit ushtarak mes ushtrisë serbe dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe vendosje e sanksioneve të udhëtimit dhe financiare për individët që kanë urdhëruar dhe mbikëqyrur trajnimin e paraushtarakëve më 24 shtator.

Advertisement