Connect with us

Kosova

Serwer: Dialogu mund të vazhdojë vetëm për çështje teknike, jo edhe për ato politike

Masat që i prezantoi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për gjoja mbrojtjen e serbëve të Kosovës, në prizmin e Daniel Serwer, Profesor në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), bëjnë të qartë vetem një gjë: dialogu mund të vazhdojë vetëm për çështje teknike, por assesi për ato politike.

Serwer, si përcjellës i hershëm i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, tha se “Presidenti Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës”.

Por, ky qëndrim, sipas Serwer-it, për Serbinë ka kosto, dhe nga ana tjetër ndërlidhet edhe me një çështje që Vuçiç e kërkon vazhdimisht për serbët e Kosovës: Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kjo është një zgjedhje që përjashton anëtarësimin në BE për Serbinë gjatë kohës qe ai do te jete në pushtet dhe gjithashtu do të thotë se Prishtina nuk do të pranojë Asociacionin” – theksoi Serwer.

Me këtë situatë të krijuar, në vlerësimin e profesorit që ka target zhvillimet në Ballkan, dialogu Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, mund të vazhdojë, por, sic shtoi ai, vetem “për çështje teknike dhe jo politike”.

Advertisement