Kosova
Serwer tregon se çfarë duhet të bëj Uashingtoni kundrejt Serbisë
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, krijoi një sistem të padrejtë zgjedhor por që e favorizoi atë”, tha Daniel Serwer, profesor në Universitetin Amerikan Johns Hopkins Sipas rezultateve, Partia Progresive Serbe, e udhëhequr deri vonë nga Vuçic, shpalli fitoren në zgjedhje. Në parlamentin republikan, siç tregohet nga rezultatet e para të zgjedhjeve, ai do të ketë mbi gjysmën e shumicës Në të njëjtën kohë, lista e dytë e opozitës “Serbia kundër dhunës” kërkoi anulimin e zgjedhjeve në kryeqytetin Beograd natën e zgjedhjeve, duke pretenduar “ndërprerjen e vullnetit elektoral”. Duke komentuar fitoren bindëse të Vuçicit, Serwer theksoi se fushata u zhvillua në kushtet e “kontrollit të fortë mediatik nga autoritetet dhe shfrytëzimit të burimeve shtetërore”. Ai gjithashtu foli edhe për raportet e presidentit serb me situatën në Kosovë dhe dorëzimin e Milan Radoiçicit para organeve të drejtësisë kosovare, dhe deklaroi se Uashingtoni do të duhej të ishte shumë më i ashpër me Vuçicin Profesori mendon se askush në Serbi nuk duhet të mashtrohet. “Vuçic ka arritur të pushtojë edhe hapësirën pro-ruse edhe atë pro-evropiane, edhe pse është shumë më afër drejtimit pro-rus sesa atij pro-evropian” – vlerësoi Server, I cili gjithashtu ka komentuar edhe kërkesën për ekstradim si sfidën e parë për Qeverinë e ardhshme të Serbisë, më konkretisht atë të Milan Radoiçiqit pasi ka pranuar se qëndron prapa sulmit terrorisit në Bajskë më 24 shtator të këtij viti. Sipas profesorit amerikan, Vuçiç nuk është i gatshëm të ecë përpara me Kosovën. “Nuk shoh asnjë shenjë se Vuçiç është gati për një përparim serioz në marrëdhëniet me Kosovën. Përkundrazi, ai shkoi në drejtim të kundërt. Ai përsëri bën thirrje për vendosjen e sovranitetit të Serbisë. Ai kundërshton rëndësinë e marrëveshjeve të marsit dhe shkurtit, të cilat SHBA dhe BE thonë se janë ligjërisht të detyrueshme. Është e vërtetë se Brukseli i shton dispozitat e atyre marrëveshjeve kushteve për hyrjen e Serbisë në BE, por Vuçiq nuk është serioz për anëtarësimin në Union. Kështu që nuk do të ndryshojnë shumë gjëra për të. Mendoj se rezultati zgjedhor në Serbi nuk është një shenjë e mirë për marrëdhëniet me Kosovën” – potencoi Serwer, duke shtuar se “për sa kohë që politika aktuale për Kosovën është në fuqi, Serbia nuk do të hyjë në BE – kjo është shumë e qartë. Vuçiq e kupton këtë dhe e di se anëtarësimi në BE nuk do të ndodhë së shpejti. Ai thjesht dëshiron ta pushtojë atë hapësirë politike dhe nuk dëshiron t’ia japë askujt tjetër. Pra, ai bën shumë deklarata që janë pro-evropiane, dhe më pas nuk bën asgjë për këtë”.