Connect with us

Aktualitet

Serwer tregon të pa treguarat, ja si Trump u përpoq ta ndante Kosovën

Profesori amerikan në universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer ka thënë se ish-presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta ndante Kosovën dhe sipas tij, nëse ne nentor ai rizgjidhet president, do ta fuqizojë ish emisarin Richard Grenellin për ta promovuar prapë këtë ide.

“Kamela Harris ka kaluar karrierë duke ndjekur kriminelët dhe duke mbrojtur të drejtat e barabarta. Kjo me gjasë ju tregon diçka për qëndrimin e saj ndaj korrupsionit dhe etnonacionalizmit. Trumpi është supremacist i bardhë i korruptuar që u përpoq të ndante Kosovën ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë” – ka deklaruar Serwer duke potencuar: –

“Nëse Trump zgjidhet serish, ai padyshim që do ta fuqizojë Richard Grenellin për të provuar ndarjen në Kosovë dhe Bosnje. Serbia ka ndikim mbi Trumpin. Jared Kushner (dhëndri i Trumpit) ka kërkuar mundësi investimi atje” –  ka shkruar profesori amerikan

Serwer ka theksuar se as Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kanë gjasa të thonë asgjë për rajonin përpara 5 nëntorit, teksa ka shtuar se njerëzit në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë në këtë “periudhë të varfër” duhet të kërkojnë të korrigjojnë gabimet e tre vjetëve të fundit, të cilat kanë prodhuar kryesisht “dështim diplomatik në Ballkan”.

“Administrata Biden gabimisht u fokusua në krijimin e Asociacionit statutor të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Në Bosnje, me të drejtë u përpoq të shfuqizonte politikanët etnonacionalistë, por ia doli kryesisht me boshnjakët. Këto prioritete dënuan politikat e Bidenit në Ballkan me humbje strategjike. Ata gjithashtu prishën marrëdhëniet me kosovarët dhe boshnjakët, miqtë më të mirë të Amerikës në rajon” – theksoi Serwer, I cili gjithahstu ka potencuar se Beogradi rrezikon të biere në mënyrë të pakthyeshme nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës dhe sipas tij, SHBA-ja duhet ta kundërshtojë këtë ndikim me shkopinj, meqë thotë se qasja për ta qetësuar vetëm me karrota “ka dështuar”.

“Beogradit t’i thuhet publikisht se duhet të japë llogari për keqqeverisje. Kjo përfshin kidnapimin e tre policëve të Kosovës, sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe komplotin terrorist të Banjskës”, ka theksuar Daniel Serwer

Advertisement