Connect with us

Aktualitet

Sfidohet Vuçiç dhe Serbia/ Rezoluta e PE, kthesë politike ndaj presidentit 

Rezoluta që dënon konfliktin e armatosur në Banjska, u miratua zyrtarisht në Parlamentin Evropian. Kërkesat në të ishin edhe për ekstradimin në Prishtinë të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçic, por edhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Qeverisë së Serbisë nëse konstatohet se ka qenë e përfshirë në “sulmin terrorist në Banjska.” Ndonëse nuk ka karakter detyrues, mendimi i analistëve të ndryshëm që janë shprehur në “Nova”, është se rezoluta paralajmëron një periudhë mjaft sfiduese për Serbinë, por edhe për presidentin Aleksandçr Vuçiç. Vlen të theksohet se Rezoluta kërkon edhe sanksione nëse “autoritetet serbe nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë plotësisht”, të tilla si ngrirje e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit ndaj të gjithë aktorëve destabilizues në veri të Kosovës dhe liderëve të rrjeteve të mëdha të krimit të organizuar. Për më tepër, sugjerohet që Komisioni Evropian të ndjekë shembullin e SHBA-së dhe të vendosë sanksione ndaj Milan Radoiçicit. Serbisë i kërkohet të përmbahet nga përshkallëzimi i mëtejshëm, i cili kërcënon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe parandalon çdo kontrabandë të armëve përtej kufirit. Duke komentuar tekstin e deklaratës, ish-ambasadorja dhe përfaqësuesja e Serbisë në OSBE, Branka Latinoviç, i tha Nova-s se pret që Komisioni Evropian t’i marrë parasysh këto akuza kur të përcaktojë masat e mundshme kundër Serbisë. “Së pari duhet thënë se Rezoluta e Parlamentit Evropian nuk është një dokument detyrues, por ka fuqi detyruese sipas Komisionit Evropian. Prandaj, nuk mund të thuhet se nuk do të ketë jehonën e duhur në vetë komisionin dhe se nuk do ta marrë parasysh këtë rezolutë kur të shqyrtojë masat e mundshme ndaj Serbisë. Ai është gjithëpërfshirës në vetvete dhe nuk është aspak i butë me Serbinë. Rezoluta përmban thirrje drejtuar Komisionit Evropian dhe anëtarëve të BE-së për të vendosur sanksione të caktuara, të cilat ndoshta do të synonin disa persona apo individë. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, nëse diçka e tillë ndodh, kjo do të thotë se Serbia është në listën e sanksioneve.  Vetëm ky fakt nuk mund të kontribuojë në forcimin e identitetit europian në vazhdimin e rrugëtimit të Serbisë. Rezoluta përmend edhe rolin e Rusisë në Serbi dhe faktin se ne ende nuk e kemi zyrtarizuar politikën tonë në këtë drejtim”, tha Latinovic duke shtuar: Në përgjithësi, Serbia po përballet me një periudhë jashtëzakonisht sfiduese, në të cilën duhet të tregojë se ka vullnet dhe vendosmëri për të qëndruar në rrugën evropiane dhe për të vënë mbi gjithçka interesat e shtetit dhe qytetarëve. I njëjti mendim është edhe Jelica Kurjak, ish-ambasadorja e Serbisë në Moskë. “Pyetja tani është se deri në çfarë mase autorët e kësaj rezolute dhe ata që e kërkuan, atë janë të gatshëm të kërkojnë plotësisht zbatimin e gjithçkaje që është shkruar. Ndër të tjera se sa janë gati të mbështesin më tej qeverisjen e një stabilokrati, siç e quajnë ata” –  tha Kurjak për gazetën “Nova”. Rezoluta thekson mbështetjen e palëkundur të qytetarëve të Serbisë në luftën e tyre për një të ardhme demokratike evropiane dhe shpreh keqardhjen që disa politika të lidershipit serb pengojnë dëshirën e qytetarëve të Serbisë për një të ardhme të tillë. “Vuçiq i është përgjigjur me kercenime disa here komunitetit ndërkombëtar, por Perëndimi deri tani I ka marrë lehtë, kryesisht sepse pë ata, Vucic është një “kotele e vogël”. Tani po e kuptojnë dalëngadalë. Nga ky kënd duhet parë edhe largimi i tij në Kinë, ku foli me Xi Jinping dhe u takua me Vladimir Putin. Por këto ishin vetëm takime. “Nuk ka pasur asnjë premtim për mbështetje, përndryshe do të ishte shpallur në mediat tona” – theksoi Jelica Kurjak

Advertisement