Politike
Sfiduan Berishën, por mbetën jashtë! Nga Basha, Alibeaj dhe Shehi, opozitarët që nuk iu bashkuan PD

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit lanë jashtë dyerve të Kuvendit emra të rëndësishme politikanësh, që për dekada me radhë u investuan tek PD
Ish-figura qendrore të PD, që kësaj herë refuzuan të jenë pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, dhe krijuan parti të reja, por ky vendim u pasua me një kosto, duke I lënë ata pa një karrige kuvendi.
Enkelejd Alibeaj, në kohën e qeverisë Berisha 1, mbajti postin si ministër drejtësie, më vonë si deputet i kësaj force politike. E më pas si kryetari blusë. Largimi nga PD e vjetër dhe bashkimi në Koalicionin Djathtas për Zhvillim, i dhanë vetëm 306 vota, numër ky që e la jashtë dyerve të parlamentit.
Alibeaj thotë se këto nuk ishin zgjedhje të ndershme, dhe as vullneti i njerëzve për të përzgjedhur midis ofertave politike.
“Gjithçka e shitur, nga aktorët që e thurën këtë sistem, thurën ligjin e administruan vetëm ata të dy. Duhet të pranojmë faktin që ka vetëm dy fitues Edi Rama dhe Sali Berisha”, u shpreh Alibeaj.
Ndërsa për Lulzim Bashën, ky kjo do të jetë hera e parë që ai mbetet jashtë kuvendit që nga vitit 2005 që ka nisur karrierën politike në PD. Lulzim Basha, dikur personazhi, më i dashur i liderit historik të PD, kësaj here nuk arriti të sigurojë as karrigen e tij në kuvend me Partinë e Koalicionit Euroatlantik. Pasi thirrjet e tij për ta votuar u dëgjuan vetëm nga 1432 vota. Basha në qeverinë Berisha ka mbajtur dy herë postin e ministrit të jashtëm dhe atij të brendshëm, gjithashtu ai drejtoi edhe bashkinë e Tiranës për katër vite, por ky historik, nuk i siguroi partisë së tij asnjë mandate deputeti,. Ku të vetmit besnikë nga pas qenë Shemsi Prencit, me 919 vota dhe Orjola Pampurin 239 vota. Dhe fajin për këtë sipas kolegeve të partisë e pati faktori kohë që përse votat aniberishiste nuk shkuan në atë që njihet si PD “zyrtare”
“Pse ne patëm këtë rezultat ishte dhe sepse ne dolëm vonë më një logo, dhe kështu nuk ngjiti tek njerëzit ky emër i ri subjekti”, u shpreh Gazmend Goduzi, kandidat për PD i Koalicioni Euroatlantikët.
“Dëshiroja që ky koalicion të marrë votat e asaj fasha elektorale që nuk mendojnë që më zgjidhja e problemeve politike kalon nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Fakti që ne morëm pak vota tregon se periudha e shkurtër dy mujore nuk kemi qenë bindës me elektoralin”, tha Ibsen Elezi, kandidati për deputet i Koalicionit Djathtas për Zhvillim.
Gjithashtu edhe Dashamir Shehi, vendosi që në këtë garë zgjedhore t’i bashkohej koalicionit Djathtas për Zhvillim, në qarkun e Tiranës ai arrite të marrë vetëm 594 vota. Kryeqytetasit, dhe karriera 30 vjeçare kësaj herë nuk siguruan tij një mandate deputetit.
“Dashamir Shehi, e ka dëmtuar futja në garë e Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabakut, pasi ata morën votat e PD por edhe jashtë kësaj logoje”, u shpreh më tej Elezi.
“Nuk duhej të aplikohej ky sistem zgjedhor për shkak të listave të mbyllura, nuk do të duhej të aplikohej ky sistem zgjedhor për shkak të votës diasporës, sepse është një votë e pambrojtur”, shtoi Alubeaj.
Ndërsa në qarkun e Tiranës në radhën e aleancës “PD – Shqipëria Madhështore”, nuk u rizgjodhën: ish-presidenti Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi. Emrat që për vite me radhë “ngrinin kartonin” në seancat plenare, sot mbeten jashtë loje, ndërsa një brez i ri hyn në skenën politike me premtimin për të ndryshuar rregullat e saj.

