Connect with us

Politike

Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, Bushati: PD-ja doli idiote! Endri mori shpërblimin nga Rama për sabotimin e Lapajt…

Analisti Andi Bushati,  ka komentuar zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Bushati tha se PD, duke i dhënë firmat Shabanit “doli idiote”, por shtoi se nuk beson teoritë konspirative se ka patur bashkëpunim PS-PD për të zgjedhur Shabanin.

Ndërsa për Shabanin, deklaroi se mori shpërblimin nga Edi Rama për sabotimin që i bëri Adriatik Lapajt, duke përdorur dajën për ta lënë jashtë Parlamentit.

“Është e bukur kjo fabula e bashkëpunimit PS-PD por nuk e besoj. Të jesh i pamoralshëm është e keqe në politikë, por më e pafalshme është të jesh idiot dhe karagjoz.

PD sot ka dalë idiote dhe karagjoze. Nuk besoj se ka patur ndonjë marrëveshje, janë thjeshtë idiotë, një parti që nuk mendon.

Lajmi i dytë, sepse deri tani ishim si veproi PD, por lajmi i dytë, Edi Rama nuk ka qenë në Parlament sot, ka lënë zyrën dhe ka vajtur në Parlament të votojë Endri Shabanin.

Sot kam besuar që shkatërrim i partivë të vogla është skemë e Ramës dhe Endri ka marrë shpërblimin për ta luajtur këtë rol”, tha Bushati.

Advertisement