Connect with us

Rajon

SHAKAJA PA KRIPE/ Dodik injoron amerikanin e Trump: Rubio i keqinformuar, por as ne nuk heqim dorë

Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i ka cilësuar si jo të sakta vlerësimet e Sekretarit amerikan te Shtetit, Marco Rubio, se veprimet e tij minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj.

“Rubio gaboi teksa u shpreh keshtu. Do ishte mirë të shihej ajo qe po ndodh këtu, dhe jo thjesht të merren për të vërteta narrativat e rreme të krijuara nga administrata e shkuar e Joe Biden”, ka thënë Dodik, I cili gjithashtu theksoi se Republika Srpska nuk mund të heqë dorë nga kërkesat e saj, pavarësisht se kush ndodhet në anën tjetër, duke vlerësuar se me këtë deklaratë, Rubio “ka bërë një sërë gabimesh”.

“Ne nuk mund të heqim dorë nga objektivat dhe politikat tona, pavarësisht se kush është në anën tjetër. Rubio ka bërë një sërë gabimesh. Sekretari i Shtetit nuk ka kohë për t’u marrë me detaje”, ka shtuar Dodik, i cili u dënua me 1 vit burgim dhe gjashtë vjet me ndalim të veprimtarisë politike, ndersa dekretoi më 5 mars ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Srpska – entiteti serb i Bosnjës – të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

 

 

Advertisement