Shkrime
Shakatë e Ramës nuk shkojnë me Trumpin/ Matufët e majtë qajnë se ai e kapi si një qen rruge Maduron
Nga Petrit Vasili
Media dhe matufër të majtë po na flasin kaq shumë për gjoja shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Presidentit Trump me rastin e shkuljes nga pushteti të Maduros.
Matufër të tjerë të majtë në mënyrë mjeruese po na flasin për interesa ekonomike amerikane në Venezuelë për të zbehur veprimin historik të Amerikës ndaj një diktatori maskara dhe kriminel si Maduro.
Por asnjë prej matufëve të majtë nuk po na flet për rrëmbimin mafioz dhe kriminal te pushtetit përmes dhunës ekstreme në zgjedhje nga Maduro dhe burgosjes së kundërshtarëve politike, që janë detyruar të largohen nga vendi.
Pra zemra, esenca dhe thelbi i sistemit demokratik, që janë zgjedhjet e lira u shkul në mënyrë të paligjshme nga Maduro.
Aq e vërtet është sa që zgjedhjet e Venezuelës dhe Maduro nuk u njohën nga Amerika dhe Europa, duke vulosur paligjshmërinë e Maduros.
Më 26 shtator 2024, një grup prej 49 vendesh, së bashku me SHBA dhe Bashkimin Evropian si dhe Shqipëria nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Kombet e Bashkuara duke bërë thirrje për “rivendosjen e normave demokratike në Venezuelë” dhe duke shprehur shqetësim të madh për shkeljet e raportuara të të drejtave të njeriut”.
Pasuritë kombëtare u rrëmbyen nga Maduro si diktator i paligjshëm dhe vendi u zhyt në mjerim të frikshëm, Venezuela pësoi emigracionin më të rëndë të parë ndonjëherë ku rreth shtatë milion njerëz u larguan nga vendi.
Në çfarë forme një narkodiktator mund të largohet nga pushteti i rrëmbyer në mënyrë të paligjshme?
Sigurisht me çdo formë, veprim e mjet!
Pretendimi qesharak e qurravitës se pushtetet e paligjshme do të largohen me forma sterile ligjore është pak të thuash idiotësi sepse në fakt është ligësi e paguar nga vetë diktaturat.
Diktaturat asgjësojnë çdo mjet të ligjshëm dhe demokratik, që u rrezikon pushtetin dhe zhdukin me dhunën e antiligjit çdo të drejtë dhe mundësi kushtetuese për largimin e tyre.
Ndaj veprimi i Trump ishte absolutisht legjitim dhe me një vlere historike te paçmueshme sepse futi ne panik diktaturat kudo qe ndodhen.
Edhe një kujtese e fundit për matufët e majtë të Shqipërisë.
Po kur Klinton bombardoi Serbinë, që po bënte gjenocid dhe vriste mijëra njerëz në Kosovë a nuk pati në botë maskarenj, që folën për gjoja shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Por edhe atëherë Amerika e shkuli Millosheviçin, shpëtoi Kosovën dhe i dha asaj pavarsinë, që në mënyrë egërsisht të paligjshme i ishte mohuar nga genocidistët serbë.
Shkurt e thjesht, çdo mjet dhe çdo veprim i çdo lloj forme, që në finale sjell rrëzimin e diktatorëve është totalisht legjitim sepse sjell demokracinë që funksionon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe funksionimit përmes balancës dhe kontrollit demokratik e ligjor të pushteteve.
Kushdo matuf i majtë i trembur për fatin e narkoshtetit në Shqipëri duhet ta kuptoje se orët e këtij pushteti janë të numëruara njëlloj si për Maduron idiot, që i thoshte Trumpi frikacak dhe gjoja e priste të vinte në pallatin e tij presidencial në Venezuelë.
Dhe Trump shkoi….., por u kthye me Maduron, që e mori për zverku si një qen rruge.
Ndaj keni te drejte që jeni të shqetësuar matufë te dashur qesharake me Trumpin shakatë e Ramaduros nuk shkojnë.