Kosova
Shanset e krijimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjet e reja në Kosovë duken të barabarta

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për rezultatin që ka dalë nga kutitë e votimit. Duke parë zhvillimet politike, Mustafa ka thënë se shanset për krijimin e një Qeverie të re pothuajse janë të barabarta me shanset për shkuarjen në zgjedhje të reja.
“Ndoshta po tregohem pesimist, por mendoj se shansi për të formuar një qeveri stabile, të nevojshme për Kosovën, duket i barabartë me shansin për të shkuar në zgjedhje të reja”, ka thënë Isa Mustafa për “Blic” duke theksuar se asnjë parti politike nuk ka një ndonje iniciativë konkrete deri tani qe do çon në formimin e qeverisë,
“Askujt deri tani nuk duket se I perlqen te marre pergjegjesi, teksa ka kaq shume ndryshime të papara gjeopolitike” – ka deklaruar Mustafa
“Është një situatë gati paradoksale, në të cilën asnjë subjekt nuk ka ndonje iniciativë konkrete që do conte te formimi i qeverisë, sepse çdo kombinim duket të jetë fragjil dhe se më shumë iu pëlqen të mos marrin përgjegjësi në këto ndryshime të papara gjeopolitike” ka potencuar ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

