Kronike
“Sharrra, flori për Ramen dhe Veliajn”

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, doli këtë të mërkurë në një konferencë për shtyp një ditë pasi Partia e Lirisë publikoi investigimin që zbardh skandalin e rëndë me plehrat në fushën e Sharrës.
Berisha, tha se fusha e Sharrës është kthyer në një minierë floriri për Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të cilët në kundërshtim me kontratën dhe ligjin, po abuzojnë me paratë e taksapaguesve, duke vjedhur 54 milione leke.
Berisha kërkoi që qytetarët të përgatiteshin për protestë pasi sipas tij SPAK-u po heton vetëm ndaj opozitës duke injofruar faktet që Berisha tha se u publikuan ditën e djeshme nga Partia e Lirise.

