Connect with us

Rajon

SHBA-BE do ndajnë Ballkanin/ Rajoni me tre zona influence

“Për arsye të ndikimit të luftës në Ukrainë, Perëndimi po ndërron politikën e tij në Ballkan. Sidoqoftë, lëshimet ndaj Serbisë mund të sjellin konflikte të rrezikshme”.

Kështu shkruan media gjermane Tageszeitung (TAZ), e citoi nga ‘Deutsche Welle’.

TAZ pretendon se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Ballkan po provojnë të pranojnë pozicionet etno-nacionaliste për shkak se provojnë “të kufizojnë” ndikimin e Moskës. Ata madje po përpiqen të arrijnë pajtim me politikanë që mbrojnë krimet e luftës dhe që haptazi shpërfaqin  simpati ndaj Vladimir Putinit”

“Për një kohë të gjatë, strategjia perëndimore ishte demokratizimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimi i tyre me vlerat e komunitetit të BE-së. Kjo, simbas kritikëve amerikanë, është braktisur. Demokratizimi i shoqërive, trajtimi i së kaluarës dhe zbatimi i të drejtave të njeriut, përfundimisht më s’luan asnjë rol. Së paku kështu e sheh Januzs Bugajski, i cili thote se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Ballkanin ta ndajnë në tri zona ndikimi: serbe, kroate, shqiptare. Sipas mendimit të tij, ShBA dhe BE po provojnë të arrijnë marrëveshje me forca etno-nacionaliste në Ballkan duke hequr dorë nga pozicionet pro-perëndimore dhe demoraktike. Në lidhje me luftës në Ukrainë, në Uashingon shpresojnë të tërheqin presidentin autokratk Vuçic në anën e Perëndimit në të njëjtën kohë duke kënaqur të djathtën kroate, të cilët janë në favor të Putinit” – shkruan media gjermane

Advertisement