Connect with us

Bota

SHBA/ Dokumenta sekrete në ish-zyrën e Biden, nisin hetimet

Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA po shqyrton një sërë dokumentesh sekrete, të gjetura në ish-zyrat e Joe Biden në Uashington.

Presidenti amerikan tha se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së dokumenteve, që datojnë që nga koha e administratës së Obamës, duke shprehur habinë e tij për zbulimin.

“U informova për këtë zbulim – tha Biden – dhe u habita kur mësova se kishte dokumente qeveritare në atë zyrë.

Nuk e di se çfarë ka në dokumente dhe avokatët e mi nuk më kanë sugjeruar të pyes se cilat janë ato, dosjet janë dorëzuar në arkiva dhe ne po bashkëpunojmë plotësisht me hetimin”.

“Komisioni është i shqetësuar se presidenti ka komprometuar burimet dhe metodat me keqpërdorimin e dokumenteve,” shkroi kreu i Komisionit James Comer në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë.

Advertisement