Connect with us

Politike

SHBA e kuptoi se dyshja Basha-Berisha bënin lojë dhe komunikonin me njëri-tjetrin

Juristi Kreshnik Spahiu tha se SHBA e kuptoi lojën e Berishës dhe Bashës. Sipas tij, ata kanë zbuluar se Basha dhe Berisha komunikonin me njëri-tjetrin edhe pas vendimit për përjashtimin e Berishës nga partia pas shpalljes non grata. Spahiu tha se SHBA e kishte kuptuar që bashkëpunimi mes tyre s’kishte përfunduar.

“Basha interesin ka 20 vjet që e ka me Berishën, interesa politike, interesa në karrierë, ka qenë në një rrugë pa zgjidhej, Basha s’ka qenë kurrë kryetar, atë parti e ka komanduar në çdo periudhë Berisha. Berisha ka qenë vendimmarrësi për djegien e mandateve dhe bojkotin e 2019.

Basha ka qenë një aktor për të drejtuar atë parti. Për ata që se kuptojnë, ndjej keqardhje, se kjo është një lojë që të gjithë diplomatët kishin dijeni, se kishin indicie që të dy komunikonin me njëri tjetrin dhe kurrë bashkëpunimi i tyre nuk është reshtur. Koha do tregojë që vula i mbetet Berishës dhe Basha s’do jetë më kurrë kryetar, thjesht i është dashur që të çoje misionin deri në fund”, tha Spahiu

 

 

Advertisement