Connect with us

Kronike

SHBA/ Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar, ishte menaxher në një restorant në Michigan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Michigan të SHBA-së ku një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai ishte menxher- Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township.

Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44 vjeç banues në Howell.

Policia e gjetën 44-vjeçarin të plagosur në një verandë jashtë restorantit. Pavarësisht ndihmës mjekësore ai ndërroi jetë në spital.

Personi i dyshuar i krimit është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë në polici.

Ai u mbajt në Burgun e Qarkut Oakland.

Gjatë kontrolleve hetuesit gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur, sipas autoriteteve.

Advertisement