Bota
SHBA i bën thirrje Ukrainës për bisedime me Rusinë
Shtetet e Bashkuara janë duke inkurajuar privatisht Ukrainën që të japë sinjale se është e hapur për të negociuar me Rusinë, ka raportuar e përditshmja amerikane, Washington Post.
Gazeta, duke ka cituar burimet e saj, thotë se kërkesa e zyrtarëve amerikanë nuk synon që ta shtyjë Ukrainën në tavolinën negociuese, por është është përpjekje që Kievi të ruajë mbështetjen e kombeve tjera…
Qëndrimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të mos pranuar negociata me presidentin rus, Vladimir Putin, ka rritur shqetësimin në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine, pasi lufta është duke ndikuar në rritjen e çmimeve të ushqimit dhe gazit.
Këshilli për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë nuk e ka komentuar vërtetësinë e këtyre deklaratave.
Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, ka thënë se: Nëse Rusia është e gatshme për negociata, ajo duhet të ndalë bombat dhe raketat, dhe duhet të tërheqë trupat nga Ukraina.
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë gjatë një vizite në Kiev, ditë më parë, se mbështetja e Uashingtonit për Ukrainën nuk do të lëkundet, as pas zgjedhjeve për Kongresin amerikan që mbahen më 8 nëntor në SHBA.