Connect with us

Aktualitet

SHBA mbështet SPAK: Mbani korrupsionin nën kontroll të anëtarësoheni në BE

Rezultatet pozitive në rritjen ekonomike, nuk mjaftojnë për tu anëtarësuar në BE, për të zhvilluar klimën e biznesit apo për të tërhequr investime të mëdha. Lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë prioritet i qeverisë, thotë përfaqësuesja e DASH për Evropën Jugore-Qendrore Colleen Hyland e cila nuk harron të evidentojë punën sipas saj shumë të mirë nga SPAK kundër të korruptuarve.

“Korrupsioni është një problem i madh. Shqipëria ka përparim të madh, për shkak të SPAK që ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Duhet të avancohet puna kundër korrupsionit. Kështu përparonin për në BE. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim”, tha Hyland.

Madje me rëndësi sipas SHBA, është edhe vlerësimi i kompanive të huaja që pranoni në treg, pasi prioritet është siguria kombëtare.

“Jemi partner të Shqipërisë, në nxisim vendin të marrë në konsideratë investimet që duhet të përthithur. Duhet të menaxhohen më mirë edhe tenderat. Duhet të merrni ofertuesit më të mirë, jo vetëm në bazë të çmimit. Pra lidhet me sigurinë kombëtare, të ketë mekanizma edhe për shtete që ju bëjnë ofertën. Duhet të avanconi në përpjekjet për të marrë investimet më të mira”, u shpreh përfaqësuesja e DASH.

Në konferencën e tretë ‘Balkanomics” që u mbajt në Tiranë, shefi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas e vuri theksin tek Inteligjenca Artificiale, duke u treguar pesimist, për ditë të vështira për disa sektorë që s’do mund të përshtaten.

“Kur ne kemi të bëjmë me ndryshime teknologjike ka edhe fitues edhe humbës. Sot është ndryshe automatizmi shkatërron punët dhe kjo po i jep fund profesioneve. Tranzicioni është I forte dhe jo të gjithë do përshtaten. Shumë njerëz nuk do e kenë te mundur tranzicionin, duhet të kujdesuni për këto njerëz, se ndryshe tranzicioni do ishte katastrofe”, tha Salinas.

I gjithë Ballkani e veçanërisht Shqipëria, thotë Banka Botërore duhet të tregojnë kujdes me Kapitalin Njerëzor, dhe duhet të shfrytëzojnë më mirë diasporën.

“Nuk po kujdesuni për kapitalin njerëzor. Ka shumë vëmendje ndaj emigrimit sesa kapitalit njerëzor. Duhet të punojmë edhe me rikthimin e emigrantëve. Duhet të shohim potencialin gjigand të diasporës, ti përdorim për të lidhur kompanitë tona me shtetet e huaja. Të përfitojmë nga njohuritë e tyre”, tha Salinas.

Pavarësisht përparimit të bërë, Shqipëria mbetet ende një ekonomi e brishtë ndaj goditjeve, pasi ka ende nivel të lartë varfërie.

“Tani 13% e popullsisë është në varfëri. Është bërë shumë punë, pasi ka shumë familje që vuajnë. Janë situata kritike dhe duhet të jemi të përgatitur”, tha Banka Botërore.

Konferenca Rajonale “Balkanomics” me fokus “Rritjen Ekonomike përmes Investimeve Inteligjente” e mbajtur paraditen e sotme në Tiranë bëri bashkë ndërkombëtarë, përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe të vendeve të rajonit si dhe investitorë të fushave të ndryshme.

Advertisement