Connect with us

Kosova

SHBA me frena dore/ Hovenier: Vështirë të them se jemi afër shtensionimit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se e ka të vështirë të thotë që është afër arritja e një zgjidhjeje për situatën në veri, edhe pas lajmit nga Bratisllava se zv/kryeministri I Kosovës Besnik Bislimi eshte dakorduar me emisarin Lajcak per tre pikat e propozuara nga Bashkimi Europian per deeskalimin e situates ne veri.

Hovenier tha se “SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke i arritur qëllimet e veta” por “Mënyra se si Qeveria e Kosovës po e menaxhon situatën në veri është shumë e ndjeshme”.

“Ne duam që qeveria e Kosoves të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë, ne menyre që të shmangen momentet e krizës, te cilat pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët” – tha Hovenier.

Zgjedhje të reja në veri me pjesemarrjen e shumices serbe, duke u tërhequr nga të gjitha veprimet e fundit, është kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e konsiderojnë përgjegjës për tensionimin e situatës. Ai ende nuk ka pranuar ta zbatojë planin perëndimor për shtensionimin dhe për rrjedhojë, BE-ja ka filluar t’i zbatojë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

 

Advertisement