Connect with us

Kosova

SHBA në pragun e Rajhut të Katërt/ Daniel Server paralajmëron mundësinë e një konflikti tjetër ballkanik

“Shpresoj ta kem gabim, por nëse Donald Trump dhe ndihmësit e tij zbatojnë qoftë edhe një të tretën e premtimeve dhe projekteve që ata kane ne te ashtuquajturin ‘Projekti 2025’, Shtetet e Bashkuara do të bëhen një prush që po vdes. Ai do të sakrifikojë nderin, krenarinë dhe parimet tona në altarin e transaksionit” – keshtu ka shkruar peofesori amerikan Daniel Server, në një analizë në blogun e tij.

Sipas tij, me politikat izoluese te Trump, SHBA do te behet një lojtar i vogël që do të injorohet ose do të mënjanohet dhe se Ukraina e Tajvani do të jenë viktimat e para të dështimit të tij për të qëndruar vendimtar.

“Dështimi për të mbështetur Ukrainën dhe Tajvanin do të çojë në zgjerimin e metejshem te influences ruse. Këtu do të përfshihen Moldavia, Gjeorgjia dhe Balltiku, por do të preket gjithashtu Evropa Qendrore. Europa do humbase besimin te SHBA. Izraeli do clirohet nga zinxhiri. Reagimi i vendeve fqinje do ndezë edhe me shume flakët e konfliktit rajonal. Qasja transaksionale e Trump do të çojë në një tjetër konflikt ballkanik mes Beogradit-Prishtines, Podgoricës e Bosnje Hercegovines që do të çojë në një Serbi të Madhe në linjë me Rusinë” – ka theksuar Serwer

Sipas tij, Putin dhe banda e tij do marrin frymë të lehtësuar.

“Çfarë kthese fati, teksa ashtu si Putini dhe Rusia po përballeshin me katastrofën ekonomike dhe politike” – ka potencuar profesori amerikan, sipas te cilit, “Për ata që janë më të interesuar, lexoni dispozitat e Projektit 2025, të cilat përshkruajnë planet e tij. Ato do të minonin rrënjësisht themelet e demokracisë dhe ekonomisë sonë”.

Trump, thote Server, do të përdorë një kontroll të tillë për të persekutuar këdo që e kundërshton. Këta janë njerëzit që ai i quan “armiku brenda”, një taktikë naziste e përdorur shpesh në vitet 1930 dhe 1940.

“Politikat ekonomike të Trump do të sjellin dhimbje për të gjithë amerikanët. Tarifat e tij do t’I bejne amerikanet te paguajne 2600 dollarë më shumë në vit për mallrat e konsumit. Kujdes nga prania e Elon Musk, i cili pritet ta bëjë Trump carin e efikasitetit të tij. Musk qe tani po censuron opinionet në rrjetin X që nuk përputhen me pikëpamjet e tij. Por gjithashtu Trump mund të dëgjojë engjëjt e tij më të mirë.

Ai mund të negociojë marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme dhe Ballkan. Ai mund të bëjë kompromis për disa çështje të brendshme dhe të përfshihet në të tjera. Por dyshimet e mia bazohen në performancën e tij të mëparshme, e cila mbështetej në premisën e ‘përça dhe sundo’. Ai eshte bëre më i zemëruar, më agresiv dhe më racist. Amerikanë, mirë se vini në Rajhun e Katërt! – ka shkruar Daniel Serwer në analizë.

Advertisement