Kosova
SHBA nuk e do stafetën e kryesueses së dialogut Kosovë – Serbi
“Marrëveshje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ketë pa përfshirjen direkte të Amerikës në dialog” – Është ky vlerësim që dëgjohet shpesh nga analistë dhe politikanë të caktuar nga Kosova, megjithatë ka të tjerë që thonë se Amerika është prezente në këtë proces negociues dhe se është e diskutueshme nëse Uashingtoni do të dëshironte të merrte zyrtarisht stafetën e negociatave nga Brukseli.
Profesori universitar Muhamet Kelmendi vlerëson se pa përfshirjen e SHBA në procesin e dialogut, nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare mes dy palëve, duke theksuar se me ndërmjetësuesit e BE, Borell dhe lajçak, asnjëherë nuk do të ketë “marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke”.
Sipas vlerësimit të Igor Novakoviqit drejtor hulumtues në Fondin ISAC, edhe tani egzistojnë kordinime direkte mes SHBA dhe BE, si dhe mbështetje të Uashingtonit në procesin e dialogut që kryhesohet nga Brukseli, sipas të cilës ai nuk shikon se çfarë do të ndryshojë nëse SHBA në letër do të konsiderohej si negociatori kryesor.
Sipas tij, “Kjo teori i shërben më shumë politikës së Albin Kurtit, I cili cila do t’a ketë më të lehtë të justifikojë koncesione të caktuara që duhet të bëjë gjatë procesit, duke thënë se “këto i kërkon SHBA” – theksoi Igor Novakoviç
Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se me përfshirjen e Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sigurisht do të përshpejtohej procesi, por ai nuk beson që Amerika dëshiron të marrë përsipër ndërmjetësimin pasi mandati i dhënë nga Kombet e Bashkuara për ndërmjetësim, mbetet tek BE”