Rajon
SHBA oferë ‘në pjatë’ Serbisë, në këmbim të sanksioneve dhe Kosovës
Bashkësia ndërkombëtare shpreson se Serbia dhe Kosova së shpejti do të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje për krizën e vazhdueshme në rajon, veçanërisht pas takimit të së premtes së kaluar ndërmjet delegacioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni thotë se është i gatshëm t’i ofrojë Beogradit mbështetje ekonomike dhe diplomatike, përfshirë edhe në mosmarrëveshjet me Prishtinën, me kusht që Serbia të bëhet më bashkëpunuese me Perëndimin në lidhje me konfliktin në Ukrainë dhe të largohet nga pozicionet e Moskës.
Sipas të dërguarit special të SHBA-së, Gabriel Escobar, “Serbia ka një zgjedhje të rëndësishme për të bërë dhe mund ta bëjë të njohur atë me veprime, nëse dëshiron, me sanksione kundër Rusisë. Ajo duhet të vendosë masa kufizuese ndaj Moskës, si të gjithë në Europë, bazuar në atë që po ndodh në Ukrainë”
Bashkëpunimi i Beogradit me Perëndimin në suazën e krizës ukrainase, mund ta bëjë më të lehtë për Uashingtonin dhe Brukselin që t’i kërkojnë Kosovës që të ndërmarrë hapa favorizues në lidhje me të drejtat e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës. Dhe për këtë mesazhi nga Uashingtoni Bashkimi Europian është i qartë. “Në fund të gjithë asaj që duam të shohim është se Brukseli angazhohet për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor dhe vendet anëtare janë plotësisht në rrugën e duhur për t’u integruar në BE në një periudhë të arsyeshme kohore, jo njëzet vjet, por shumë më shpejt” – theksoi Escobar.
Sipas ndërmjetësuesve, një nga masat për integrimin progresiv do të ishte ndërkohë vendosja e targave të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bashkojnë forcat në një përpjekje për të zbutur krizën mes Serbisë dhe Kosovës, aktualisht në një fazë shumë të avancuar.
Të dërguarit perëndimorë u takuan në Prishtinë me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, për të diskutuar propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të paraqitura javë më parë.
Në fund të takimit, i dërguari i Bashkimit Evropian bëri një pasqyrë të situatës. “Dua të them – tha Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së – se në këtë pikë ne prisnim një kuptim më të mirë të mundësive që ofron ky propozim. Shpresoj se do të arrijmë ta kuptojmë plotësisht dhe të përdorim gjithë potencialin e tij planit franko-gjerman”
Një komunitet jo I vogël serb jeton në pjesën veriore të Kosovës dhe fërkimet me Prishtinën kanë qenë të vazhdueshme që kur ajo shpalli pavarësinë e saj në 2008, e cila nuk u njoh nga Beogradi.
Tensionet u përshkallëzuan në fund të vitit të kaluar kur serbët e Kosovës ngritën barrikada për të protestuar kundër arrestimit të një ish-polici.