Connect with us

Bota

SHBA paraqet draftin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Rusia kundërshton ashpër

SHBA u ka paraqitur aleatëve propozime për të mundësuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë një draft për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të lehtësuar sanksionet kundër Moskës në rast të një armëpushimi të qëndrueshëm.

“Ne besojmë se tashmë mund të shihet njëfarë progresi”, megjithëse “shumë diskutime të vështira mbeten për t’u bërë”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry, Peskov, kur u pyet nëse ai mendonte se SHBA mund të përfundojë ndërmjetësimin e saj në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja, siç ka thënë Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

“Ky përparim ka lidhje me moratoriumin për të mos goditur infrastrukturën energjetike. Federata Ruse i është bashkuar këtij moratoriumi, gjë që nuk mund të thuhet për palën ukrainase” – theksoi Peskov.

Ndërkohë, Ukraina ka gjetur trupat e 909 ushtarëve të saj të vrarë në luftën e agresionit të Rusisë. Kështu njofton Zyra për Koordinimin e Trajtimit të të Burgosurve të Luftës.

Advertisement