Kosova
SHBA pas sherrit në Kuvend: Dhuna nuk është mjet për të shprehur mosmarrëveshjet
Duke iu referuar sulmeve fizike të ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve të pushtetit dhe atyre të PDK-së, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, shkruan se dhuna nuk është kurrë një mjet për të shprehur mosmarrëveshjet.
Keqardhje – shkruan ai – të shohësh se çfarë ndodhi. Do të dëshiroja të mos më binte ta them këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje”
Ambasadori u shpreh se është normale të ketë dallime të forta në demoraci, por ato duhet zgjidhur në formë tjetër.
Dje në seancën plenare, teksa po fliste Kryeministri Kurti, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, vendosi një fotografi të tij me hundë të zgjatur, pranë foltores. Ka pasur edhe raste të mëhershme kur opozita ka vendosur parulla dhe fotografi pranë foltores. Por, dje, Zv.Kryeministri Besnik Bislimi u ngrit nga vendi i tij për ta marrë fotografinë dhe për ta grisur.
Pas këtij veprimi të Bislimit, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, u përplas me të dhe paskesaj plasi sherri deri dhe me grushta