Connect with us

Kosova

SHBA plan si ta rrëzojë Kurtin me ‘Mjete Demokratike’

Pakënaqësia e përditshme e komunitetit ndërkombëtar me politikën e kryeministrit Albin Kurti, duke përfshirë edhe mesazhet dhe pyetjen e zyrtarëve amerikanë nëse ai është akoma partner i tyre, sipas disa analistëve por shtojnë dilemën se si ta “dënojnë” kryeministrin e pabindur të Kosovës pa e rrezikuar Kosovën

Diplomati Zoran Millivojeviç thotë se për një kohë të gjatë ka një sërë deklaratash që tregojnë se në Uashington nuk janë të kënaqur me mënyrën dhe masat që po ndërmerr Kurti si kryeministër, si dhe me politikën që ai zbaton, sepse, siç shpjegon ai, ajo politikë nuk çon në përparim në dialog dhe zgjidhje politike për të cilat qëndron SHBA. Ai vlerëson se në administratën amerikane është hapur një dilemë e rëndë – si të veprohet në këtë moment. Sipas tij, rajoni është dëshmitar i kësaj dileme dhe pritet se në cilën anë do të mbizotërojë Uashingtoni.

Millivojeviq beson se Kurti definitivisht është bërë dikush që politika amerikane nuk e përkrah për momentin dhe se problemi i tyre i vetëm është se çfarë masash duhet të marrin ndaj tij.

“Është mjaft e sigurt që Kurti nuk llogaritet në planin afatmesëm dhe afatgjatë. Personalisht, mendoj se amerikanët së bashku me evropianët e kanë ngritur nivelin e angazhimit ndaj partive opozitare shqiptare dhe po kërkojnë një mënyrë për ta zvogëluar  shumicën që Kurti ka në qeveri. Pra, si mund ta vënë në pikëpyetje stabilitetin dhe pozitën e qeverisë së Kurtit dhe të përdorin mjete ‘demokratike’ për të bërë ndryshimin e qeverisë në Prishtinë dhe për të sjellë një strukturë që do t’u përshtatej interesave të tyre” – theksoi diplomati Zoran Millivojeviç

Advertisement