Connect with us

Bota

SHBA, rrëzohet avioni mjekësor me 6 persona në Filadelfia

Një tjetër aksident ajror ka ndodhur në SHBA, vetëm pak ditë pas përplasjes së një avioni pasagjerësh me një helikopter ushtarak mbi Uashington, ku humbën jetën 67 persona. Një avion mjekësor, i cili transportonte një 12 vjeçare paciente dhe pesë persona të tjerë, të gjithë me shtetësi meksikane, u rrëzua të premten mbrëma në një lagje në verilindje të Filadelfias. Avioni shpërtheu në flakë duke djegur disa shtëpi dhe makina

Sipas Sekretarit të ri të Transportit, Sean Duffy, në avion ndodheshin të paktën gjashtë persona dhe, sipas policisë, ai ishte në një mision mjekësor. Kompania pronare e avionit ka deklaruar se ende nuk ka konfirmime për të mbijetuar, ndërsa autoritetet raportojnë për disa të plagosur në tokë.

Burime të tjera i thanë CBS News se mbetjet e avionit goditën disa automjete në zonë, një lagje e populluar me shumë shtëpi të bashkangjitura. Pas aksidentit, shumë rrugë u mbyllën.

 

Advertisement