Connect with us

Bota

SHBA, sanksione të reja në Ballkan/ Bllokim pasurie dhe ndalim vizash për të korruptuarit dhe ata që sjellin destabilizim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur masa të forta ndaj individëve dhe subjekteve që kërcënojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ligji i miratuar më 7 dhjetor në Kongres, Seksioni 8335, u jep fuqi autoriteteve amerikane të bllokojnë pasuritë dhe të ndalojnë hyrjen në SHBA për këdo që vepron kundër paqes dhe demokracisë në rajon.

Sanksionet vihen ndaj atyre që kryejnë korrupsion, shkelin të drejtat e njeriut, pengojnë marrëveshjet e paqes, ose kërcënojnë integritetin territorial të vendeve të Ballkanit. Dokumenti përmend Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e Ohrit, Rezolutën 12/44 të OKB-së, Marrëveshjet e Dejtonit dhe vendimet e Konferencës së Londrës.

Sipas zyrtarëve amerikanë, këto masa janë një paralajmërim i qartë për këdo që mund të destabilizojë rajonin dhe riafirmojnë angazhimin e SHBA-së për paqen dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Advertisement