Connect with us

Kronike

SHBA/ Stuhia tragjike i mori jetën 60 personave

Shtetet e Bashkuara po rikuperohen ngadalë dhe me shumë mundim nga stuhia tragjike e Krishtlindjeve, e cila goditi kryesisht në fund të javës së kaluar dhe në fillim të kësaj dhe që u mori jetën e më shumë se 60 personave. Bora e madhe, erërat e akullta dhe një rënie polare e temperaturës, edhe në zonat tashmë të mësuara me dimër të ashpër, kanë bërë kërdinë.

Disa njerëz kanë vdekur sepse nuk kishin ngrohje në shtëpitë e tyre, thanë autoritetet. Të tjerë janë gjetur të vdekur në makina ose në rrugë, përfshirë edhe si pasojë e aksidenteve. Në Buffalo, Shteti i Nju Jorkut dhe qyteti më i prekur, me më shumë se 30 viktima, banorët vazhdojnë të jenë të friksuar. Rrugët po pastrohen nga bora dhe në rrugë ka qindra makina të braktisura.

Trafiku është ende i rënduar në aeroporte. Problemet e linjave ajrore bllokuan mijëra klientë, pilotë dhe stjuardesa. Moti i ashpër pritet të rikthehet sërish duke filluar nga java e ardhshme, veçanërisht në veri-qendrën e Shteteve të Bashkuara.

Advertisement