Connect with us

Bota

SHBA tjetër “goditje” Izraelit: Të dhëna të arsyeshme tregojnë se ka shkelur ligjin ndërkombëtar

Në një tjetër shenjë që tregon thellim të krisjes së marrëdhënieve ems tyre, SHBA njooftoi se përdorimi në Gaza nga ana e Izraelit të amëve të dërguara nga Shtetet e Bashkuara mund të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, por rrethanat e luftës ua kanë bërë të pamundur zyrtarëve amerikanë ta provojnë një gjë të tillë me siguri.

Përfundimi se ka të dhëna të “arsyeshme” se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në luftën e Gazës, i publikuar si pjesë e një raporti që iu dorëzua Kongresit të premten, është deklarimi më i fortë i këtij lloji nga administrata e Biden për shtetin hebre, aleat i vjetër i Amerikës.

Raporti megjithatë nuk ka qenë në gjendje të bënte një lidhje konkrete mes armëve të dërguara nga SHBA-së dhe sulmeve të veçanta të forcave izraelite në Gaza, mund t’i japë administratës një hapësirë për vendimet e ardhshme për dërgim armësh në Izrael. Vlerësimi vjen pas shtatë muajsh sulmesh ajrore, luftimesh tokësore dhe kufizimeve të ndihmave që kanë shkaktuar vdekjen e afro 35,000 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë. Biden është përpjekur të mbajë një ekuilibër gjithnjë e më të vështirë, në mbështetje të luftës së kryeministrit Benjamin Netanyahu kundër Hamasit.

Ai është përballur me indinjatë në rritje brenda dhe jashtë vendit lidhur me rritjen e numrit të viktimave palestineze dhe gjendjes gjithnjë e më të mjerë humanitare, shkaktuar kryesisht nga kufizimet izraelite për shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmave në Gazë.

Advertisement