Connect with us

Bota

SHBA vendos raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme, në çdo rajon të botës: Putin: Rusia do të bëjë të njëjtën gjë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar se më shumë se 100 mijë ushtarë amerikanë janë të vendosur në Evropë, duke denoncuar rritjen e pranisë ushtarake aleate në kufijtë e Rusisë.

Për këtë arsye, njoftoi ai, Moska do të nisë “së shpejti” prodhimin serik të raketës balistike hipersonike Oreshnik, e testuar më 21 nëntor në Ukrainë.

“Nëse Shtetet e Bashkuara vendosin raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme, në çdo rajon të botës” kërcënoi ai, “Rusia do të bëjë të njëjtën gjë”.

“Vendet e NATO-s po rrisin shpenzimet ushtarake. Numri i ushtarëve amerikanë në Evropë i kalon 100 mijë”, tha ai, duke folur përpara Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Putin denoncoi gjithashtu dërgimin e mercenarëve dhe instruktorëve ushtarakë në Ukrainë, me të cilët, sipas tij, Washingtoni promovon hapur “një përshkallëzim të konfliktit”.

“Ne shohim se administrata aktuale amerikane dhe praktikisht i gjithë ‘Perëndimi kolektiv’ nuk braktisin përpjekjet për të ruajtur hegjemoninë e tyre globale”, tha ai.

Për të gjitha këto arsye, theksoi presidenti, Rusia është e detyruar të marrë “masa shtesë për të garantuar sigurinë e Rusisë dhe aleatëve të saj”, pa u përfshirë megjithatë në një garë armësh në dëm të zhvillimit socio-ekonomik të vendit.

Advertisement