Politike
SHBA: Vlerësojmë rolin e opozitës, por s’merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion madhor
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të qartë me mesazhin për Sali Berishën, se nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me persona të shpallur non grata për korrupsion madhor. Berishës, i cili pas fitores së Trump ka nisur thotë se do shpëtojë nga lista e zezë amerikane, SHBA ia bën të qartë se qëndron pozicionit të saj, për personat e përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.
Qëndrimi i qartë erdhi përmes ambasadës amerikane në Tiranë më prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn deklaron se ka zhvilluar takime me përfaqësues të opozitës në vendin tonë, duke theksuar se e vlerëson rolin e tyre, por në asnjë moment nuk do të bashkëpunojnë me të korruptuar.
Gjatë takimeve me përfaqësues të opozitës, ambasada e SHBA thotë se ka dëgjuar shqetësimet e tyre, sidomos edhe sa u takon zgjedhjeve dhe sfidave të populli shqiptar. SHBA nxit të gjitha palët politike që të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në një deklaratë nga e ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, e publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë.
Kujtojmë që Berisha dhe familja e tij janë shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.