Connect with us

Kosova

SHBA zgjedh Hamzën si kryeministër/ Takimi në Washington, mesazh për Kurtin

Nëse Albin Kurti nuk është bashkëpunues, amerikanët do të gjejnë dikë që do të jetë” – keshtu tha politologu Ognjen Gogiç, duke komentuar takimin e fundit të kandidatit të PDK-së Bedri Hamza me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanoff. Ai vlerësoi gjithashtu se ky takim është “më shumë se një mesazh” për Albin Kurtin, sepse SHBA-të tashmë kanë ndërhyrë një herë në zgjedhjet në Kosovë.
Gogiç tha se nuk është e pazakontë që zyrtarët amerikanë të mbajnë kontakte me liderë të ndryshëm politikë në Kosovë, sepse ata në përgjithësi kanë ushqyer elitën politike atje, me përjashtim të lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë kryesisht PDK-në. Megjithatë, vlerësoi ai, është e pazakontë që Hamza të ketë takuar disa zyrtarë që Kurti nuk i ka takuar deri tani.
“Në vitin 2020, i dërguari amerikan Richard Grenell pati rol në ndryshimin e qeverisë në Kosovë, edhe me mbështetjen e PDK-së, kur ra qeveria e parë Kurti. Pra, ky takim mund të jetë një mesazh për Kurtin, por edhe mund të jetë më shumë se një mesazh. Mund të jetë bërja e disa marrëveshjeve operative dhe planeve për ndonjë veprim të mëtejshëm”- vlerësoi politologu dhe nënvizoi se Hamza e ka kundërshtuar Kurtin për çështjen e urës në Ibër dhe ka shprehur qëndrime që amerikanët “duan të dëgjojnë”.
Gogić vlerësoi se është tregues qe Kasanof ka pasur takimin e parë të të gjithë liderëve dhe krerëve të shteteve ballkanike me një lider opozitar.
“Ky është në fakt një mesazh shumë i fortë. Aq më tepër që në Kosovë largimi i Escobarit dhe ardhja e Kasanof-it shihen si mundësi për Kosovën. Ky takim mund të jetë shumë më tepër se thjesht një mesazh, pasi që zgjedhjet në Kosovë po vijnë, dhe në një farë mënyre kjo është përfshirje në fushatën zgjedhore, pasi opozita do ta përdorë për qëllimet e veta” – theksoi Gogic
I pyetur se si mund të reflektohet kjo në Serbi, ai u shpreh se politika e Kurtit është ambivalente për Beogradin. Nga njëra anë, diplomatikisht është e udhës që Beogradi ta njohë Kurtin si ekstremist, por nga ana tjetër, nuk është e përshtatshme pasi kërcënon drejtpërdrejt pozitën e serbëve në Kosovë.

“Sa më i izoluar dhe më i skajshëm bëhet Kurti, aq më negativisht reflektohet në pozitën e serbëve në Kosovë, në radhë të parë në veri. Pra, tani është një pyetje e madhe nëse i shkon PER SHTAT Beogradit në përgjithësi që Kurti te jete më ekstremist apo më pak ekstremist” – vlerësoi Gogić.

Advertisement