Connect with us

Aktualitet

Shefi i CIA ‘trondit’ Ballkanin/ Ngjela: Diçka e madhe në Kosovë po vlon…

Shefi i CIA-s Ka ardhur me gjuhë force. Është personalitet i lartë i Amerikës dhe e njeh mirë gjendjen se vjen nga shërbimi sekret. Jam i bindur që sa i përket çështjes së Kosovës, nuk diskutohet. Kemi një fakt historik që bën zhvillimin. Kosova ka marrë pavarësinë me forcën amerikane, është bombarduar Beogradi.

Akoma Kosova nuk e ka marrë pozicionin e vet historik, është e pavarur, por fakti që është në këtë pozicion nuk kemi një marrëveshje juridike Tiranë Prishtinë. Kjo i ka dëmtuar të dy popujt. Një marrëveshje e tillë do të rregullonte tregun e punës të barabartë, shkencën. Kanë lidhje me zhvillimin e dy shteteve shqiptarë ne Ballkanin Perëndimor.

Është çështje force, si do reflektohet kjo nga bisedat sekrete në tryeza në media dhe karakterin politik të fjalimeve të kryeministrave. Fakti që është sekret ka diçka të madhe, unë them që është në faktor të shqiptarëve prandaj mbetet sekret. Mbajtja e ekuilibrit, jemi të privilegjuar.

Ura e Ibrit duhet hapur sepse është e cenuar pavarësia e Kosovës dhe të drejtat e njeriut në Kosovë. Paralel me të drejtën historike, futet karakteri politik i konfliktit serbo-shqiptar. Amerikanët thonë më mirë heshtni sesa të krijojmë konflikt. Fakti që aleati i madh e thotë këtë besoj se Kurti do e përkrahë. Nëse jo, mund të jetë dhe lojë politike në favorin tonë, ose patriotizëm i Kurtit. Vjosa Osmani është e tërhequr, sepse është në politike. Nëse Kurti bie, Osmani është favorite.

Advertisement