Politike
Shefi i misionit të vëzhguesve: Të hënën do dalim me raportin e parë

Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR, Lamberto Zannier është shprehur se të hënën shqiptarët do të njihen me raportin e parë të ndërkombëtarëve për zgjedhjet. Në një prononcim për mediat, Zannier tha se këto zgjedhje duhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare për angazhimin e Shqipërisë drejt BE-së.
“Ne jemi këtu për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vëzhguar se këto zgjedhje janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me angazhimin e Shqipërisë drejt BE-së. Si OSBE-ODIHR, ne kemi 240 vëzhgues, por gjithashtu ka edhe të tjerë që janë nga vendet anëtare të BE dhe nga Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian. Dita e zgjedhjeve është e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i Marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar edhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit edhe nesër do të kemi një konferencë për shtyp mbi raportin paraprak mbi procesin zgjedhor,”- u shpreh Lamberto Zannier.

