Connect with us

Kosova

Shefi i UNMIK për Mitrovicën, spiun rus që kontaktonte me serbët e veriut në barrikada

Danilo Rosales Diaz, i cili është shef i Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë që nga viti 2016, është bashkëpunëtor i shërbimeve të inteligjencës ruse.

Informacionin për “The Geopost”, në kushte anonimiteti, e ka dhënë një zyrtar ndërkombëtar i cili punon në kuadër të UNMIK-ut në Prishtinë.

Sipas medias në fjalë, shefi i UNMIK-ut për Mitrovicën, ka qenë shumë aktiv dhe me ndikim edhe në veprimet radikale që kanë ndërmarrë serbët gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, kur ngritën barrikadat në komunat veriore me shumicë serbe.

Kjo fotografi tregon prezencën e tij në oborrin e stacionit policor në Mitrovicën e Veriut, pikërisht në kohën kur po jepnin dorëheqje policët serbë nga Policia e Kosovës, më 7 nëntor të vitit 2022.

Siç shihet, pranë makinës ‘Toyota’ me targa të Kombeve të Bashkuara UN22724, Diaz është duke biseduar me disa njerëz, që sipas burimit të Telegrafi.com, kanë qenë zyrtarë policorë serbë.

Të dhënat e siguara nga ‘The Geopost’, thonë se ai gjatë kësaj dite ka monitoruar situatën, duke i siguruar serbët se ai personalisht do të kujdesej që ta justifikonte heqjen e uniformave të Policisë së Kosovës në qarqe diplomatike të Kombeve të Bashkuara.

Danilo Rosales Diaz më herët, ka qenë punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Nikaraguas që njihet si një nga shtetet aleate të Federatës së Rusisë.

Diaz ka qenë zëvendës përfaqësues i përhershëm i Nikaraguas në Kombet e Bashkuara, kur shefi i tij, Cesar Mercado, u gjetur i vdekur në banesën e tij në Bronks të SHBA, më 23 shtator 2010. Vdekja e shefit të tij, që e zëvendësonte Diaz, u kualifikua si vrasje nga policia lokale amerikane.

Advertisement