Connect with us

Bota

Shefja e diplomacisë gjermane: Serbia të lirojë menjëherë policët kosovarë

Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Annalena Baerbock, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të depërshkallëzojnë situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.

“Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç‘është e mundur për të qetësuar situatën“, tha Baerbock në kuadër të një takimi me homologun e saj nga Bosnja e Hercegovina

“Një nga hapat e para është lirimi i menjëhershëm i policëve nga Kosova”, tha Baerbock duke shtuar: Nuk është një detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve në të dy vendet.

Të enjten policia e Kosovës njoftoi se tre pjesëtarë të saj janë rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi.

Lirimin e menjehershem të policeve e kanë kërkuar më parë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve të QUINT-it.

Advertisement