Politike
Shehaj: Të gjithë ‘opozitarët’ që mendojnë se gjejnë shpëtim te Rama, do përfundoni si Lul Basha

Aktivistja Brisida Shehaj me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se, të gjithë opozitarët që mendojnë se do të gjejnë shpëtim te Edi Rama, mjaftojnë të shikojnë Lul Bashën.
Sipas saj, ‘Rama do ti manipulojë, do ju flasë me dorë në zemër dhe në fund, të gjithë opozitarët do përfundojnë si Lulka’.
Reagimi i Brisida Shehajt:
Sot i duheni dhe ai sigurisht do ju manipulojë, do ju flasë me zemër në dorë dhe do ju josh me përfitime.
POR PERFUNDIMI JUAJ ESHTE ME KEQ SE LULKA.
Një njeri qe shkatërroi shqepin e tij ‘Partinë Socialiste’ dhe sot i kritikon se ju paskan trajtuar dhe keq pa dijeninë e tij.
Për të gjithë Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, kam vetëm një thirrje për aq sa mundem.
Sot nuk është dita të zgjidhni midis PS dhe PD, por është dita qe te zgjidhni midis një fije shprese për një Shqipëri me te mire apo një Shqipërie ne shpopullim dhe ku vlerat e vetme qe promovohen janë krimi, korrupsion dhe shkatërrimi familje.
Ju çfarë do te zgjidhni?
Kjo tashme është e vetmja pyetje qe duhet ti bëni vetes përpara se te vendosni kryqin ne fletën e votimit.

