Politike
Shehi kundër Berishës e Bardhit: Nuk i bashkohem protestës së 20 shkurtit, s’pres asgjë prej saj
Një qëndrim të prerë kundër aksionit të Rithemelimit ka deklaruar kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi gjat ënjë interviste në “Frontline Interview” në Report Tv. Ai tha se nuk do të marrë pjesë në protestën që është paralajmëruar më 20 shkurt.
“Do ta gjykoj. Deri më sot nuk jam në protestë. Më duket sikur ky aksioni opozitar nuk po ndërton ndonjë gjë opozitare. Nuk shikoj asgjë racionale. Aksioni e ka nxjerrë opozitën nga parlamenti. Aksioni mund të kishte njëfare vlere deri për vit të ri, deri në dhjetor…. Nuk pres ndonjë gjë të madhe nga protesta sepse e ka ngarkuar me këtë lloj fryme.”
Cilat janë arsyet që zgjedh të mos shkojë në protestë?
“Sepse protesta po bëhet kush është lideri opozitar apo grupi më i fortë. Unë mendoj se protestat duhen bërë me një platformë politike. U bë shumë kohë kemi dy vjet de gjysmë që merremi kush është grupi më i madh më i vogël, të jemi me Berishën apo Bashën”.