Connect with us

Aktualitet

Shembet me tritol vila 5-katëshe në Tiranë, familjarët shpërthejnë në lot (VIDEO)

Është shembur me shpërthim të kontrolluar me tritol një vilë 5 katëshe në Tiranë, e cila iu përket familjeve Çaushllari, pasi preket nga projekti i ndërtimit të “Unazës së Madhe”.

Shpërthimi u regjistrua në orën 11:00, teksa në momentin e shpërthimit familjarët kanë shpërthyer në lot. Ata nuk kanë qenë kundër shembjes dhe kundër projektit të “Unazës së Madhe”, por kanë patur përplasje me institucionet për shkak se pretendojnë se vlera e shpronësimit që do të marrin është shumë herë më e ulët se vlera reale e godinës.

Në godinën 5 katëshe, ecila u shemb me tritol, jetonin 5 familje me 22 banorë në total.

Advertisement