Connect with us

Bota

Shembja e digës në Ukrainë, rëndohet bilanci i viktimave

Autoritetet ukrainase thanë se 16 persona u vranë dhe 31 të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i një dige të kontrolluar nga Rusia, për të cilën Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin. “16 persona vdiqën: 14 në rajonin Kherson dhe 2 në rajonin e Mykolaiv.

31 persona janë ende të zhdukur,” tha ministria e Brendshme e Ukrainës, pasi Rusia njoftoi 29 vdekje në zonat që ajo kontrollon.

Pak ditë më parë diga u hodh në erë si pasojë e bombardimeve ruse, ndërsa këta të fundit nuk pranuan autorësinë e sulmit, duke akuzuar Ukrainën.

Advertisement