Connect with us

Aktualitet

Shembja e pallatit ‘Myslym Keta’, banori: Ndërhyrje joligjore

Një banor i pallatit që pritet të shembet te rruga Myslym Keta ka deklaruar se pallati nuk ka pasur asnjë dëmtim nga tërmeti. Duke folur për mediat, banori u shpreh se nga ekspertët janë bërë dy akt konstatime në mënyrë që të merren vetëm masat për riparime dhe jo për shembje. Po ashtu, ai ka theksuar se nga inxhinieri kanë marrë konfirmimin se ky pallat nuk duhet shembur.

Janë bërë akt konstatime të pallatit tonë të vitit 2016-2019 pas tërmetit dhe përshkrimi thotë që nuk ka probleme në strukturë. Janë bërë dy akt konstatime të merren masa për riparime. Duke qenë se ky pallat është i përbërë nga tre seksione, aktet e konstatimit janë bërë vecmas për hyrjen e parë dhe vecmas për 8 hyrjet e tjera. Firma e inxhinierit është e ndryshme nga firmat e tjera. Pas inxhinierit, kemi marrë edhe marrë konfirmimin nëse këto pallate janë DS3 që do të thotë që këto pallate nuk shemben dhe nuk duhet bërë akt ekspertize të thelluar, këta në kundërshtim me ligjin kanë kryer akt ekstertimi të thelluar ku në dokumenta shkalla e dëmtimit është DS3,” tha banori.

Advertisement