Connect with us

Lifestyle

Shenjat e Horoskopit që janë kundër martesës

Shenjat e mëposhtme nuk kanë frikë nga vetmia, rutina i lodh dhe u pëlqen të kalojnë kohë me veten e tyre. Ata nuk do ta sakrifikonin pavarësinë e tyre për asgjë, kjo është arsyeja pse ata marrin shumë kohë si beqarë, pa qenë kjo një problem.

Shihni kush janë ata:

Virgjëresha

Duke i kushtuar shumë vëmendje detajeve (dhe çdo të mete që ka partneri i tyre), Virgjëreshat do ta kenë të vështirë të martohen. Partneri i tyre do kalojë shumë prova derisa të arrijë të fitojë një vend të sigurt në zemrën e tyre. Më pas ndoshta do të vijë një njoftim më zyrtar për lidhjen e tyre. Ata gjithmonë kanë në mendje një plan, nga i cili nuk devijojnë kurrë dhe nuk lejojnë asgjë t’ua prishë rutinën. Martesa mund të jetë një shpërqendrim i madh, kështu që ata e shmangin atë.

Shigjetari

Përfaqësuesit aventurierë të zodiakut e shohin martesën si një “burg”. Ata mendojnë se përditshmëria do t’i lodhë dhe do t’i zërë në kurth. Shigjetarët duan lirinë. Të dinë se mund të nisen në çdo kohë për një udhëtim, qoftë edhe të shkurtër. Edhe nëse janë në një lidhje, nëse kjo krijon mjaft reflektim dhe shqetësim në përditshmërinë e tyre, nuk do ta marrin më seriozisht. Ata e duan pavarësinë e tyre dhe nuk e sakrifikojnë atë për askënd dhe asgjë.

Ujori

Ujorët kujdesen shumë për të tjerët. Ata përpiqen të gjejnë një zgjidhje për problemet e tyre dhe t’i ndihmojnë ata, duke lënë kështu veten pas. Megjithatë, ata e duan beqarinë dhe e kanë të vështirë të ndahen prej saj, ndaj përdorin shembuj të krizave martesore për të shmangur angazhimin e tyre.

Advertisement